1 Shtatori – Dita e parë e shkollës

Të dashur fëmijë, të nderuar prindër, mësues dhe arsimdashës.

1 Shtatori është një ditë shumë e veçantë për ju, fatosat e dashur, që për herë të parë trokitni në këtë derë të dijes – në bankat e shkollës.
Hapi i parë drejt dijes fillon sot. Shkolla ju pret me dashuri, gëzim dhe buzëqeshje. Ky rrugëtim i bukur drejt dijes, miqësisë dhe ëndrrave hap një kapitull të ri në jetën tuaj.
Do të mësoni të lexoni, të shkruani, të zbuloni botën me sy të hapur dhe kureshtje.
Dija është fuqi, arsimi është çelësi i së ardhmes.
Urojmë shëndet dhe dashuri në botën tuaj fëmijërore!

icon_home_3

Linjat e ndihmës dhe
Numrat e urgjencës

© 2025 SH.F.K 7 MARSI - ÇAIR - Të gjitha të drejtat e rezervuara | Crafted with ❤ by HOSTBAL.COM